Kulturë
Sevdail Hyseni: Hipokriti
E hene, 09.12.2024, 03:27 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Hipokriti
Hipokriti
quhet, mjeshtër i maskimit,
Virtyti
i rremë, një art i mashtrimit.
Flet
për drejtësi, me gojën plot moral,
E
n’shpirt mban një botë me skandal.
Kur
merr nismën aksioni shoqëror,
I
pari ngarend me flamurin në dorë.
Në
rrjetet sociale shpërthen ideali:
-
Heroi ynë po na shpëton nga halli!
Përpara
kamerave shkëlqen lavdërimi:
-
Falë atyre si unë, me burim frymëzimi!
Kur
media ikin, thotë kur mbetet vet:
-
Pa mua kjo botë, vërtet, s’ka lezet!
Një
festival maskash një ditë në Hajat,
Qytetarët
ftojnë Hipokritin fjalëzjarrtë:
-
Vish maskën e bukur që e ke krijuar,
Se
ti je mjeshtër për botën e ilustruar!
Ai,
paraqitet pa maskë, krenar si kurorë:
-
S’dua maskarada, jam i pastër si borë!
Qytetarët
qeshin, ia kthejnë me ironi:
-
S’mjaftojnë dy fytyra, për ty o zotëri!”
E
vërejti Hipokriti, ku qëndron problemi,
Kot
shtiret në popull, me maska karremi.
Në
qytetin tonë shpesh thuhen këto fjalë:
-
Kush jeton dyfytyrësh, ngelet në përrallë!