Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën

| E hene, 09.12.2024, 07:50 PM |


Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën

Nga Gjon Keka

I vetmi që e mbajti urën që e lidhte kombin tonë më familjen europiane në atë kohë ishte Pjetër Bogdani. Ai i shërbeu atdheut të tij si me petka të fesë krishterë katolike ashtu edhe me kostume kombëtare dardano-arbërore, pra kur ishte nevoja për me dal në ballë e me udhëheq popullin e tij ai veshi kostumet e vendit dhe i priju me besnikëri duke patur si shembull kryetrimin e kombit tonë Gjergj Kastriotin.

Pjetër Bogdani i Dardanisë u bë shpejt njeriu më popullor jo vetëm në Dardano-Arbëri, por edhe në Europë. Ai mbante dy doktoratura, ishte gjeni dhe patriot i vërtetë.

Duhet nënvizuar edhe këtë se ndryshe nga shumë studiues të kohës që përdornin latinishten më tepër se që ishte e domosdoshme, Bogdani ynë shkruante ma me dëshirë vetëm në gjuhën arbërore dhe zemra i rrihte arbënisht me shpresën se vepra e tij do t'i bënin nder jo vetëm fushës përkatëse, por edhe gjuhës arbërore.

Sikur dihet pas vdekjes së tij, pushtuesi otoman me disa renegat shqiptarë ia nxorrën nga varri eshtrat dhe ia hodhën qenëve në udhët e Pishtinës,sot e kësaj dite eshtrat e tij u shpërndan në tërë Dardanin nga qenët endacak, por emri i tij i madh mbeti i shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë Dardano-Arbëror.