Kulturë
Hamza Halabaku: Qeveri me njerëz të korruptuar, të hetuar e të dënuar
E merkure, 11.12.2024, 06:53 PM
QEVERI ME NJERËZ TË KORRUPTUAR, TË DENUAR E TË HETUAR
(Letër
imagjinare mikut tim, shkrimtarit të ndjerë, Zejnullah Halili)
Nga
Hamza Halabaku
I dashuri Zejnullah,
Pata
vendosur të të shkruaja sa herë të të vizi¬toja në Gurinë. Mirëpo, do ta prish
këtë rregull, sepse koha po ecën aq shpejt, sa shumë vështirë mund ta ndjekë
brezi ynë!
Nga
vizita ime, herën e fundit, verën që shkoi, e deri më tash, kanë ndodhur shumë
gjëra.
Nga
qershori i vitit 2017, kur ishin zgjedhjet parlamentare (zgjedhje të
parakohshme), mezi në shtator është arritur të bëhet një qeveri e ligshtë. Të
të them të drejtën, nuk po frikësohem për këtë vlerë¬sim timin për qeverinë,
sepse po flitet që në të ka politikanë të korruptuar, të dënuar e të hetuar, ka
zyrtarë të sofrës së parë, të cilët janë mashtrues, dallaveraxhinj, e çka jo
tjetër.
*
Ka
gjithandej, edhe në fshatin tim, shitës e blerës të narkotikëve. Më tha një
bashkëvendës imi! Kur e vërejti habinë time, ai tha, po po, shitblerja e
narkotikëve bëhet ditëm drekë! Pastaj ai tha se edhe nëpër shkolla po dalin
mësues dhu¬nues!
Nuk
di a do të më besosh, po kemi edhe fetarë terroristë, imamë të çuditshëm, që më
shumë ia mbajnë anën Iranit e Turqisë sesa Luginës, Ulqinit, Shqipërisë e Çamërisë,
po çka nuk kemi tani në këtë tokën tonë.
Edhe
për Nënë Terezën gjejnë fjalët më të rënda ofenduese!
Në
Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pos Fakultetit të Mjekësisë, veprojnë
disa klinika e institute, por në oborret e tyre bredhin shumë qen endacakë e të
tërbuar. Në kulmet e këtyre objekteve dhe nëpër dritaret e tyre ka korba që ua
hanë bukën të sëmurëve.
Kjo
duket e pakapshme, por është e vër¬tetë. Sepse, spitalet nuk janë në gjendje që
pacie¬ntët t’i rehatojnë me barna e le më me ushqimet e nevojshme. Prandaj, të
sëmurëve ushqimet ua sjellin familjarët dhe ata, në mungesë të frigoriferëve,
ushqimet i lënë nëpër dritaret e spitaleve, për të qëndruar gjoja të freskëta,
e korbat, me krrokë¬ritjet e tyre, i trishtojnë kur fluturojnë në dritaret e dhomave
ku janë vendosur të sëmurët që aty vijnë për t’ua marrë ushqimet.
*
Një
mbledhje e Kuvendit të Kosovës, që duhej të mbahej në nëntorin e vitit 2017,
ditën e caktuar nuk u mbajt, sepse aty nuk kishin ardhur deputetët e pozi¬tës,
ata që e kanë gjoja shumicën për të udhëhequr, ata që e kanë në dorë pushtetin!
Merre me mend, pozita ikën nga mbledhja, të cilën vetë e ka caktuar, ndërsa të
nesërmen nuk kishin kuorum, sepse ishin vetëm 43 deputetë, ngaqë në mbledhje
tani nuk kishin ardhur ata të opozitës!
Serbët,
ti e di, dolën apo nuk dolën në zgje¬dhje, vendet në parlament i kanë të
garantuara. Po bëjnë sehir me udhëheqësit tanë. U kënaqën duke shi¬kuar
cirkuset e pushtetarëve tanë. Serbët, si gjithnjë, përherë janë në anën e
terur, ku është më së miri, e ne gjithmonë në anën e lagësht dhe të hidhëruar
njëri me tjetrin...
*
Ta
dish, më sa kam lexuar, për Vitin e Ri 2018 janë harxhuar shumë të holla për
fishek¬zjarrë. Bile, si i kishte llogaritur një gazetare, nga njëqind euro për
një familje është mesatarja. E di se Ti shumë mirë e di, miku im, sa janë
njerëzit tanë të interesuar për t’u pajisur me libra. Nuk ta blen kush librin,
çfarëdo çmimi të lirë t’i caktosh. Po, po ia lexojmë librin shoku-shokut e
miku-mikut.
Një
shitës librash më ka folur se gjatë verës kur vijnë njerëzit tanë nga mërgata,
i shikojnë titujt dhe fotografitë e vendosura nëpër librat në tavolinat për
shitje në shesh, po nuk i blejnë dot! Pasi t’i shi¬kojnë librat, shkojnë dhe
blejnë kallinj misri të njomë e të pjekur dhe kështu çmallen me atdheun e tyre!
Shëtisin nëpër shesh me një kre¬nari të pakuptueshme vetëm pse janë pak më të
veshur se ne që mbetëm në Kosovë!
Pra,
për një natë 100 euro për mjete piro¬teknike, po u thonë, e gjatë tërë një viti
asnjë euro për libra për t’u njohur me arritjet kulturore e letrare të vendit
...
*
Kemi
edhe deputete, të cilave, për dijen dhe guximin që kanë, ua kanë lakmi edhe
parlamentet më të njohura të Evropës. Ka edhe deputete që nuk meritojnë të jenë
aty, por, qe, i kanë fituar votat dhe janë, si thuhet, formalisht në sallën e
parlamentit, porse kemi edhe deputete llafatore e defatore...!
U
kënaqëm, mori, u kënaqëm... Ta dish se këtë po e them kështu prej “zemrës së
plasur”! Në vend se t’ua plasim zemrat armiqve, ne po i plasim zemrat e
popullit tonë...
Çka
të them tjetër për Kuvendin e Repu¬blikës së Kosovës? Sa e miratojnë një ligj,
pas dy vjetëve i bien pishman dhe duan ta zhbëjnë. Ta heqin nga fuqia, pra!
Vetë ata që përpiqeshin t’i bindnin deputetët për miratimin e ligjit, se
thoshin kështu po kërkojnë ndërkombëtarët, se patjetër na duhet ta kemi një
ligj të këtillë, tani fshehurazi përpiqen t’i bindin deputetët ta shpallin të
paqenë, ose, si po i thonë, ta shfuqizojnë atë. Duan të na e prishin punën edhe
me miqtë tanë evropianë dhe me ata amerikanë. Të kujtohet kur bisedonim për
gjendjen në të cilën ishim, shpesh e shanim “Evropën shtrigë” e herë - herë e
shanim edhe më fëlliqtë. Thoshim, pse na ka lënë të ndarë, pikë e pesë,
shqiptarë andej e shqiptarë këndej! Po tani, unë dhe shumë njerëz, po e shohim
se edhe më herët nuk i paska pasur fajet veç Evropa. Ne nuk po mund të merremi
vesh mes vete! Kuku, po ndodhi u hidhëruan miqtë tanë amerikanë, neve na mori
qoftëlargu...
*
Ah,
harrova të të tregoja edhe diçka. Në vitin që shkoi, gjithnjë sipas gazetave,
janë vrarë 24 (njëzet e katër) qytetarë të Kosovës. Jo, more Zejnë, jo
aksidentalisht, por janë vrarë edhe për motive shumë të ulëta. Më vjen keq të
të tregoj se ka edhe më keq. I madhi Zoti na ruajtë! Për viktimat në trafik
është një shifër tjetër. Janë edhe më shumë se kaq! Në trafik ndodh që ikin nga
kjo jetë gati për çdo ditë...
Çfarë
ligjesh e çfarë gjyqesh!!!
Qeveria,
e cila tani po e drejton Kosovën, si po thonë ata, është tejet interesante.
Sapo ka ardhur në pushtet, punën e parë që e ka bërë, i ka dyfishuar të
ardhurat e veta! Pastaj në numër, janë, po thonë, 85 veta - ministra e
zëvendësmi¬ni-stra! Po flitet se ka më shumë se 60 zëvendësmini¬stra. Pa i
numëruar këshilltarët! I pari i qeverisë, kur do të komunikojë me ndonjërin nga
zëvendës¬ministrat, i pyet: “cili je ti, cilës parti i takon etj.?” Nuk ka faj,
se është një armatë njerëzish në këtë qeveri!
Vetëm
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që shkurt po i thonë MASHT, i
ka katër zëvendësministra. Në kohën tonë e kishim Ministrinë e Arsimit,
Shkencës dhe Kulturës. Ishte një ministër dhe kishte një zëvendës e tre
ndihmës. Një për arsim, një për kulturë e një për shkencë. Kishim një shërbim,
po them, gati tridhjetë veta bashkë me ministrin, zëvendësin dhe ata tre
ndih¬mësit, që i përmenda më lart. Tani të të tregoj se është edhe Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Edhe kjo i ka tre zëvendësministra, pastaj
këshill¬tarë, shefa departamentesh e kështu me radhë! Kemi më shumë udhëheqës
sesa prodhues... Bile, verën që shkoi u takova me njërin nga ata mini¬strat e
kohës së viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, i cili më tregoi se tani
ka punëtorë apo bashkëpunëtorë në këto ministritë e tashme, që asnjëherë nuk
shkojnë në zyrë, po pagat u dalin në xhirollogaritë e tyre!
Të
tjerat, ministri e shërbime të qeverisë, nuk po i përmend fare...
Më
fal, të lutem, se në këtë letër kam për¬mendur shumë gjëra. E kam bërë,
ndoshta, drithë e miell, si i thonë një fjale!
Të
qoftë i lehtë dheu, atje ku je, miku im! S´ka dyshim se edhe ne do të vijmë
atje!
Nuremberg, fillimi i janarit 2018