E premte, 13.12.2024, 10:14 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 31 tetor 1949, 75 vjet nga pushkatimi i Mark Shllakut (Mhillit)

E enjte, 31.10.2024, 06:57 PM


31 tetor 1949, 75 vjet nga pushkatimi i Mark Shllakut (Mhillit)

Nga Kastriot Dervishi

Rreth viteve 1947-1948, qëndresa antikomuniste në Shkodër u shfaq me dy grupeve opozitare: “Përpjekja shqiptare” me Bardhosh Danin kryetar dhe tjetri me emrin Sociademokrat i drejtuar nga mësuesi Mark Gjergj Shllaku (Mhilli). Bardhoshi arriti të formojë 5 grupe të rinjsh, kryesisht me gjimnazistë. Por në prill 1948, një pjesëtar i grupit të tij kallëzoi te organet e Sigurimit, e më tej atje u drejtua bashkëpunëtori “Heroina”. Në maj 1948 u zhvilluan bisedime me grupin e Mark Shllakut për të shkrirë dy organizatat. Bardhosh Dani pasi nuhati zbulimin e grupeve, së bashku me dy shokët tij tentuan të arratisen, por u vranë në kufi më 18.8.1948.

Organizata e krijuar nga Mark Shllaku nisi si lidhje fillestare me dy të arratisur, të vëllanë dhe Ndoc Mirakën (vrarë më 5.5.1950), duke u formësuar në një lloj kryesie me 8 anëtarë. Grupi nxori edhe trakte, por u tradhtua nga një anëtar i tij, i cili u përfshi edhe në procesin hetimor-gjyqësor. Marku u arrestua më 9.8.1948.

Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Shkodër, me vendimin nr.110, datë 29.7.1949, i deklaroi fajtorë Mark Shllakun dhe Kolec Pikolinin (1923-2019) duke i dënuar me vdekje, pushkatim. Për Markun u la në fuqi me vendimin nr.124, datë 26.8.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, ndërsa për Kolecin dënimi u kthye me 20 vjet burgim. Marku u ekzekutua më 31.10.1949, duke lënë amanetin e fundit në jetë, të kishte një varr si gjithë të tjerët.

Akti i vdekjes së Mark Shllakut (Mhilli) u përpilua me vonesë, me vendimin nr.693, datë 29.10.1951 të Gjykatës Popullore Shkodër. Sipas këtij vendimi, i cili është bazuar në faktin e ardhur nga organi zbatues, data e vdekjes së Mark Shllakut është 31 tetori 1949.

I fundmi i kësaj historie, Kolec Pikolini më 21.8.1952 u arratis kur vuante dënimin në ofiçinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Arriti të largohet. Vdiq në SHBA më 18 shkurt 2019 në moshën 96 vjeçare.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora