E merkure, 30.04.2025, 05:03 AM (GMT+1)

Vërtetësi

"Dogjëm foletë e reaksionarëve"

E merkure, 31.07.2024, 07:00 PM


"Mbrëmjen, duke u gdhirë 27.4.1944, Brigada e 4-rt kalon xhadenë në Qafën e Thanës për të kaluar drejt objektivave...Më ora 4.00 të datës 27.4.1944, pararoja e Batalionit të 1-rë, i cili ishte përpara goditet 3-4 larg katundit reaksionar Qarrishtë prej tradhtarëve Emin Biçaku dhe bashibozukëve të tij. Menjëherë, pararoja zë pozita dhe fillon goditjen, ndërsa batalioni përgatit sulmin.

Kompania e 1-rë, nga krahu i majtë, menjëherë vërsulet mbi armikun, pozitata e të cilit kanë qenë jashtëzakonisht të favorshme dhe gjithë vështirësitë e tokës, shkon gjithmonë përpara...

Dy skuadra të kompanisë së 3-të, hidhen në sulm me qëllim që t’u merrnin krahët disa bashibozukëve që kishin zënë vend në një pozitë afër rrugës. Aty u zhvillua një përpjekje e shkurtër dhe e fundit me larot e Emin Biçakut, të cilët më vonë u tërhoqën ...Në mes të natës, forcat e qendrës hynë në të dy lagjet e katundit, më vonë 2 batalionet e tjera. Të nesërmen, një skuadër e kompanisë, me urdhrin e shtabit të Brigadës së 4-t dogji foletë e reaksionarëve, përgjegjës për tradhtinë e dyfishtë, sidomos për goditjen tradhtare që i bëri Brigadës së 1-rë gjatë dimrit...

Vetëm duke u gdhirë 2 korriku 1944, forcat e Brigadës së 4-rt sulmonin armikun në Varret e të Vramve...

(Pjesë nga letra e datës 3.7.1944 e komandës së Batalionit të 1-rë të Brigadës së 4-rt për luftimet me popullsinë vendase në Qarrishtë e Zerqan)

Kastriot Dervishi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx