E enjte, 23.01.2025, 05:33 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Partia pastron ferra dhe barëra helmues

E hene, 29.07.2024, 06:52 PM


Partia pastron ferra dhe barëra helmues

Nga Kastriot Dervishi

Te një vendim i Gjykatës së Rrethit Durrës në vitin 1982 kundër një të pandehuri që u dënua me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, ndër të tjera gjenden edhe këto fjalë:

“Sukseset e arritura në këto vite, që populli i quan vite të partisë, këto beteja të mëdha, të fituara në të gjitha fushat, ky forcim i brendshëm në vendin tonë, kjo luftë e partisë për pastrimin e ferrave e barërave helmues, nga e cila ajo del përherë më e fortë, kanë tërbuar e tërbojnë armiqtë kudo që ndodhen. Përvoja ndërkombëtare dhe ajo e vendit tonë, tregojnë se shpresat e borgjezisë dhe të reaksionit për kthimin prapa në kapitalizëm, nuk mbështetën vetëm në mbeturinat e klasave të vjetra shfrytëzuese, as vetëm në agjentët dhe diversantët e huaj. Shpresat e tyre ata i mbështesin sidomos në armiqtë e tjerë të revolucionit, që lindin në vetë gjirin e shoqërisë socialiste, në ata njerëz që janë molepsur rëndë nga mbeturinat e ideologjisë të vjetër, me prirje të theksuara individualiste, karrieriste, komprometuese, të çoroditur nga ndikimet e ideologjisë së sotme borgjezo-revizioniste, që thyhen përpara presionit të jashtëm e të brendshëm, që nuk kuptojnë se ndërtimi i plotë i shoqërisë socialiste kërkon një qëndrim të drejtë ndaj punës, një luftë të pamëshirshme kundër çdo shfaqje të huaj, e më në fund largohen prej revolucionit dhe shndërrohen në kundërrevolucionarë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora