E marte, 23.07.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Masakra e Paramithisë

E merkure, 26.06.2024, 06:50 PM


Masakra e Paramithisë

Nga Kastriot Dervishi

“Masakra në Çamëri” është një libër i imi, botim i vitit 2008, përmbledhje dokumentesh, kryesisht të deklaratave të popullsisë çame që emigroi në Shqipëri. Në përkujtim të 27 qershorit 1944, po evidentoj pjesë nga deklarata mëposhtme e emigrantëve nga Paramithia me banim në Vlorë, Mustafa Gaxiri, Elmaz Mustafaraj, Reshit Dako, Xhemil Sako:

"Më datë 27 qershor 1944 kanë ardhur me ushtri komitë që rrethuan qytetin e Paramithisë dhe vunë tellallin që populli të mos ketë frikë. Tregtarët të hapin dyqanet dhe më vonë foli prapë tellalli që çdo mysliman që ka armë, duhet të vijë e t’i dorëzohej në komandën e Paramithisë, pasi populli muhamedan të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe deri në darkë të kësaj date duhej të dorëzoheshin të gjitha armët. Pasi mori fund dorëzimi i armëve, dhanë urdhër që asnjë të mos qëndrojë në dyqan orët e vona. Kështu u veprua dhe në orët e vona të natës hynë ushtarët nga 8 për çdo shtëpi, mbyllën brenda me roje, ndërsa pjesën më të madhe i vranë rrugës pa i dërguar më në shkollë. Kështu që vrasjet dhe masakrat i filluan të martën mbrëma dhe deri të mërkurën i mbaruan burrat së masakruari me thika e hanxharë. Pasi mbaruan me burrat, u kthyen nga gratë dhe mbasi i rrihnin gratë, u merrnin gjithçka të kishin në shtëpi dhe së fundi zhveshën gratë e reja lakuriq dhe mbasi i çnderuan sa deshën dhe i grabitën që nuk u lanë gjë pa marrë dhe filluan e masakruan gra e fëmijë me thika. Këtu poshtë po shënojmë disa persona nga të masakruarit sa për të pasur një ditë se si i vranë: Omer Murati, Haxhi Shehu, Sali Prenjo, Muhamet Prenjo, Sali Muhedini, Nuhu Muhedini, Brahe Vejseli, Hysen Veseli, Rexhep Berberi me gjithë familjen e tij, të gjithë të masakruar me thika barbarisht. Janë edhe shumë të tjerë, me qindra.

Gratë e masakruara me thika ishin: Bitulla Brahimi, Qiza Mustreti dhe shumë të tjera të copëtuara me thika dhe sopata, por edhe fëmijë të vegjël (Sanije Durre e djegur me vajguri, Kadrile Qazim Rexhepi e varur me litar në oborrin e Met Brahimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora