E shtune, 27.07.2024, 02:23 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Elsa Martinelli

E marte, 23.01.2024, 08:55 PM


Elsa Martinelli

Nga Kastriot Dervishi

Elsa Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e Nebil Çikës (në vitet 1936-1944). Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet. Nuk i mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por komunistët vijuan besnikërisht persekutimin. Ajo u arrestua më 18.5.1947. U përfshi në një proces me 20 të pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Për këta thuhej se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak, etj.

Në pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe SIM-it.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U lirua nga burgu (Punëtoria Qendrore e Artizanatit) më 7.5.1952. Pas saljes nga burgu u vu nën përpunim me dyshimin se ishte agjente e huaj.

“si e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, si “agjente e zbulimit italian”, dhe se i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet legatës. Për ta përpunuar (marrë informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve) ishin aktivizuar informatoret “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “Përpjekja”. Fotoja e tregon Elsën kur shkonte në legatën italiane në Tiranë (sot ambasada amerikane) për të marrë dollarët që i vinin nga jashtë, me të cilat jetonte e vetme. Vështrimet e policëve te dera e ambasadës janë tejet domethënëse.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gentiana Mara Sula: Të ekzekutuarit me vdekje gjatë diktaturës komuniste, sipas rretheve Kastriot Dervishi: Vrasja e Alush Lleshanakut Kastriot Dervishi: Letra që i dënuari Haxhi Baçinozi i dërgoi Nexhmije Hoxhës - Krimet tuaja s’ka sociolog dhe shkrimtar në botë që t’i përshkruajë Diktatori Enver Hoxha: Zogu dhe Fishta ishin shovinistë, na armiqësuan me jugosllavët, Kosovën nuk e duam Kastriot Dervishi: Deklaratë për atë që ndodhi në Shkodër, pas kryegritjes së Postribës. Vrasjet pa gjyq dhe torturat Kastriot Dervishi: 1226 të arrestuar për 4 muaj "lirie" Kastriot Dervishi: "Liria" e 29 nëntorit 1944 në Shkodër, edhe sheqeri kontrollohej Kastriot Dervishi: Shpronësime e burgosje pas 29 nëntorit 1944 Kastriot Dervishi: “T’i shqyenin me duart e tyre” Kastriot Dervishi: 'Zani i Atdheut' - Komunistët luftonin me flamurin e Rusisë Kastriot Dervishi: Shënimet e tollonaxhiut për delet dhe pulat e kooperativistit Kastriot Dervishi: 80 vjet nga formimi i qeverisë së Rexhep Mitrovicës Kastriot Dervishi: Arjan Kullakshi Kastriot Dervishi: Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit” Kastriot Dervishi: Pleqtë e burgosur, kundërshtarë të rrezikshëm të regjimit komunist Kastriot Dervishi: Anisa, vajza katër vjeçare që u vra në kufi në vitin 1990 Kastriot Dervishi: Të internuar në Tepelenë Kastriot Dervishi: Kroati që zbuloi grushtin e shtetit Kastriot Dervishi: Rrangallat Kastriot Dervishi: Kryengritja e Postribës, përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora