Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Shënimet e tollonaxhiut për delet dhe pulat e kooperativistit
E diele, 05.11.2023, 08:55 PM
1980/Shënimet e tollonaxhiut për delet dhe pulat e kooperativistit
Nga
Kastriot Dervishi
Kur
partia vendosi t'i marrë shpirtin që i kish ngelur fshatarit, duke i hequr
oborrin dhe bagëtinë, Enver Hoxha, pasi lexoi propozimet, më 14.4.1980 vendosi
këto shënime:
a-Për
oborrin kooperativist.
Ndarjes
së oborrit kooperativist duhet t’i caktojmë një kufi: babai ta ndajë kopshtin
vetëm me djalin e parë. Djemtë e tjerë nuk do të kenë tokë, do të jenë
kooperativistë pa oborr. Pastaj kur babai do të vdesë, toka e tij i kalon
kooperativës, kështu ikën ½ e oborrit e kur të vdesë edhe djali i parë, oborri
likuidohet.
b-Bagëtia.
Bagëtia
shkon bashkë me tokën, ndryshe ajo s’ka ku kullot. Prandaj kurora e parë e
fëmijëve djem, të marrë nga babai edhe 10 kokë bagëti. Djemtë e tjerë që nuk do
të kenë tokë, t’u lejojë statuti të blejnë 5 (jo 10) kokë dele dhe t’i
tufëzojnë ato. (Në malësi që tani u kemi lënë më shumë dele dhe 1 lopë, të
veprojmë me mënyra të tjera, por të ndiqet e njëjta rrugë si edhe në fushë).
Pulat
dhe shpendët të qëndrojnë sikurse është paraqitur në materialin që po
shqyrtojmë.
_______
Me
punë të mëdha merrej udhëheqja. Qengjat dhe kecat i vendoste byroja kur
shkëputeshin nga mëma. Procesi i tharjes së zorrës së popullit, i quajtur
mdryshe tufëzim, ishte faza e fundit e degradimit të regjimit komunist. Vetë
kasapi i madh, shoku Veri, merrej me këto punë.
_______
Serioziteti
në studimin e veprave të shokut tollon, të cilat vit pas viti ishin plot
kontradikta dhe mospërputhje, si rezultat e armiqve që shtoheshin gjithnjë.
_______
Bibat dhe gjelat e detit
Vendime
të rëndësishme merrte në vitin 1980 qeveria e byroja për bibat dhe gjelat e
detit, në funksion të tharjes së zorrës dhe filozofisë së kohës "Thanas,
shtrëngo rripin".
_______
Gicat
Diskutime
në byro në kohën e tharjes së fundit të zorrës. Viti 1980.