Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi
E hene, 24.07.2023, 06:51 PM
Ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi
Nga
Kastriot Dervishi
Më
17 korrik 1977 u ekzekutuan poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin
pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist.
-Genc
Leka (1941-1977) ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit
prej vitit 1959. U arrestua më 31.8.1976.
-Vilson
Blloshmi (1948-1977) raportohej nga Sigurimi nga viti 1966, ndërsa në përpunim
aktiv nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.
Çështja
e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në
maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja
"sabotimet" në kooperativë me një grup "armiqsh" që ishin
familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët
Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e
të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e
proceseve komuniste). Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e
ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një
demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit
njerëzor.
Procesi
ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45,
datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim
dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet heqje lirie. U la në fuqi nga Kolegji Penali
Gjykatës së Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i
Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas,
ministri i Punëve të Brendshme nxori urdhërekzekutimin, i cili realizohet më
17.7.1977. Procesverbali i fjalës së
fundit të poetëve nuk u arkivua.