Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Zenel Shehu dhe njeriu i ri
E premte, 14.07.2023, 08:42 PM
Zenel Shehu dhe njeriu i ri
Nga
Kastriot Dervishi
Me
kërkesë të aleatëve anglo-amerikanë, më 30.4.1952 hynë në Shqipëri diku nga
zona e Kolonjës dhe përfunduan deri në zonën e Bulqizës, Zenel Shehu dhe Tahir
Premçi. Misioni i tyre ishte informativ për të mësuar se si ishte gjendja në
vend dhe jo sikurse është paraqitur se do organizonin kryengritje, etj. Zbulimi
i Zenelit, nuk lidhet me ndonjë plan të madh agjenturor, por ishte efekt i
njeriut të ri që kishte krijuar regjimi. Tre persona ndikuan në kapjen e tyre.
I
pari, Rizai (ish oficer zogist, më pas partizan e pas lufte mësues) ishte
bashkëpunëtor i Sigurimit nga viti 1951 dhe kish dy halla te fisi Shehu, ndërsa
dy të tjerët, Latifi dhe Mexhiti ishin të afërm të Zenelit, të cilët u
rekrutuan më vonë. Më 28.6.1952 Zenelin dhe Tahirin i shitën pikërisht vullnetet
e njeriut të ri dhe jo ndonjë lojë agjenturore e mirëfilltë. Ata u kapën afër
liqenit të Vajkalit dhe pikërisht për këtë arsye, radioloja mori këtë emër. Në
studimin e Pilo Shantos “Liqeni i Vajkalit”, pra pa nisur radioloja, kapja e
Zenelit dhe Tahirit zë pjesën më të madhe.
Deri
këtë pikë çdo gjë lidhej me njeriun e ri.
U
arrestuan pas desantimeve: më 4.8.1952 Halil Branica; më 29.1.1953 Ahmet
Kabashi, më 1.5.1953 Hamit Matjani, Naun Sula dhe Gani Malushi. Pas arrestimeve
të fundit, radioloja nuk zgjati shumë, por u mbyll më 23.10.1953.
Lidhen
me grupin e tyre desantët që u vranë në një ditë, më 4.6.1953: Haxhi Gjyla,
Nuri Plaka, Zenun Gjolena, dhe Pal Nikoll Ndoji.
Askush
nga desantët nuk e dinte se si ishte njeriu i ri. Konkluzioni i misioneve ishte
i dhimbshëm: populli shqiptar nuk donte ndryshimin, por regjimin e triskave e
më vonë tollonave. Njeriu i ri do vijonte ta thellonte gropën e gjithë
shoqërisë.
Zenel
Shehu