Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë
E hene, 28.11.2022, 08:52 PM
Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë
Nga
Kastriot Dervishi
-2
nëntor 1912, niset nga hotel "Pera" në Stamboll nëpërmjet Detit të Zi
dhe mbërrin në Kostancë të Rumanisë.
-5
nëntor 1912, në Bukuresht.
-10
nëntor 1912 në Vjenë.
-12
nëntor 1912 në Budapest.
-19
nëntor 1912 në Triste, prej nga niset me anije.
-21
nëntor 1912 mbërrin në Durrës.
-27
nëntor 1912 në Vlorë.
-28
nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar shpall pavarësinë dhe formon qeverinë e përkohshme.
Nuo nënshkruan të gjithë delegatët, pasi atë ditë nuk kishin ardhur. Ata që
erdhën me vonesë nuk nënshkruan. Kuvendi i mbylli punimet e tij më 7.12.1912.
Përtej
këtyre fakteve, kujtojmë se territori etnik shqiptar, i gjendur në atë kohë si
pjesë e Parandorisë Osmane, u sulmua ushtarakisht nga aleanca ballkanike. Lufta
e Parë Ballkanike nisi më 8.10.1912 me sulmin e Malit të Zi ndaj territorit
shqiptar. Kjo luftë përfundoi më 30.5.1913. Territori shqiptar u pushtua i
gjithë, me përjashtim të një trekëndëshi midis Kavajës, Beratit dhe Vlorës. Nga
kjo situatë, ndërhynë fuqitë e mëdha, të cilët mbajtën një konferencë
ambasadorësh në Londër. Mbrojtën çështjen shqiptare Austro-Hungaria dhe Italia.
Ishte kundër Rusia, pak më neutralë Gjermania dhe Britania e Madhe. Kompromisi
i arritur ishte se u njoh pavarësia në gjysmën e territorit, për të cilin
urdhëroheshin pushtuesit të largoheshin, por u njihej atyre (pushtuesve) gjysma
e pushtuar. Më 29.7.1913 fuqitë e mëdha njohën shtetin e ri shqiptar, për të cilin
dolën garant. Në vitet 1925 dhe 1926 u nënshkruan protokollet e kufirit me
Greqinë dhe Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Mësimi
i historisë: shqiptarët e zgjidhën pjesërisht me diplomaci çështjen e shtetit
të tyre. Zgjidhja qëndronte te lufta dhe kuptimi në kohë i situatave. Me
përjashtim të një qëndrese të shkurtër në Kosovë dhe luftimeve të gjata në
Shkodër dhe Janinë, nuk u luftua askund tjetër. Madje në shumë qytete serbët u
pritën paqësisht. Kontradiktat e brendshme dhe eksperimentet e shumta, e kanë
gërryer në vite shtetin e vogël shqiptar, i cili nuk ka arritur kurrë të
konsolidohet, por të mbërthehet gjithnjë nga iluzionet dhe rruga e paqartë ku
duhet të ecë.
Në
foto shtëpia e familjes Vlora ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.
_______
Kështu
çelej gazeta “La nazione albanese”, e cila dilte në Romë, në numrin 22 të 30
nëntorit 1912. Njoftohet se Shqipëria shpalli autonominë (kur në fakt ishte
shpallur pavarësia). Interesant është fakt se në faqen e parë të gazetës është
vendosur princi Ahmet Fuat Pasha, i cili mendohej se mund të ishte në krye të
principatës së re.
_______
La
nazione albanese”, e cila dilte në Romë, në numrin 23 të 15 dhjetorit 1912.
_______
Territori
etnik shqiptar sipas gazetës "La nazione albanese”, nëntor 1912.