E enjte, 10.10.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Agjenti” i UDB-së

E premte, 04.11.2022, 08:55 PM


“Agjenti” i UDB-së

Nga Kastriot Dervishi

Historitë e shqiptarëve që vinin në Shqipëri nga trojet shqiptare në Jugosllavë, janë vërtet të dhimbshme. Nuk ka rast më të mirë se sa shembujt e tyre për regjimin antikombëtar të E.Hoxhës, i cili keqtrajtimin e poshtërimin e tyre e kishte detyrë dite.

Ahmet Vatovci dhe Hamit Hajdini, të burgosur në Repartin nr.307 Rubik, i shkruanin Komitetit Qendror në dhjetor 1964, midis të tjerash:

“Ne jemi një numër i vogël kosovarësh që punojmë në këtë kamp në një regjim të padurueshëm dhe po rreshtojmë këtu kontradiktat në të cilat rrojmë e punojmë:

1-Secili prej nesh ka kryer 1-14 vjet burg dhe jemi dënuar 6-25 vjet.

2-Shumica jemi të sëmurë e të dërrmuar fizikisht, pra të paaftë për punë. Edhe ata që kanë pak forca për punë, u mungojnë kushtet normale jetësore për t’i rezistuar punës fizike.

3-Vuajmë nga uria e jemi të zbathur e të zhveshur në të gjitha stinët e motit. Sepse këtu na janë mohuar të drejtat e garantuara me ligj prej qeverisë shqiptare.

4-Në punë kërkohet norma, të cilën nuk jemi në gjendje ta realizojmë, e si rrjedhim vuajmë pasojat që vijnë nga kjo.

Në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme të datës 5.5.1965 pranohej se procesi i Ahmet Vatovcit nuk ishte bërë i rregullt, duke rekomanduar faljen e dënimit me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Vatovci nga Novoloni i Prishtinës, kish ardhur në Shqipëri në vitin 1951, në moshë fare të re (17 vjeç). Punonte në Vlorë. Në këtë kohë ai gjen një vulë të vjetër të komitetit ekzekutiv, të cilën nuk e dorëzoi, por e shfrytëzoi për autorizime për blerje buke e sende ushqimore, duke vendosur emrin e gjeneral Petrit Hakanit. Pasi u zbulua, nga inati, e arrestojnë dhe i bëjnë proces sikur ishte agjent i UDB-së. Nga torturat kishte tentuar vetëvrasjen. Në raportin e datës 11.5.1965 të Drejtorisë së Organeve Administrative të KQ të PPSh-së, pranohej se akuza e spiunazhit “nuk bindte” dhe duhej falur. Por i riu kishte 12 vjet që vuante një dënim kot. U lirua më 21.5.1965. Nuk dihet si ka vijuar jeta e tij pas daljes nga burgu, pasi ishte i sëmurë. Kush ka informacion mund ta shkruajë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora