Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Dhurata sovjetike, jehonë në Boston
E merkure, 02.11.2022, 06:07 PM
Po të lexoje gazetën “Liria”, organ i organizatës “Shqipëria e lirë”, e që botohej në Boston, Shqipëria do të të dukej vend i mrekullive dhe mirëqenies. Organizata në fjalë drejtohej nga John Nasse, ndërsa editor ishte Dhimitër Trebicka. Në numrin 889, datë 30.2.1959, i bëhej jehonë dhuratës se Bashkimi Sovjetik do t’i dhuronte Shqipërisë një pallat të madh kulture, gjë që u nis me vizitën e Hrushovit në maj-qershor të atij viti po ashtu gazeta i bënte jehonë përvjetorit të republikës komuniste.
Më
poshtë i bëhej jehonë një brigadieri në kooperativën e Biranjës në Korçë, i
cili në letrën drejtuar një gazete në Shqipëri shkruan se me kursime kish
ndërtuar një shtëpi të re, “si shumë bashkëfshatarë të tjerë”.