Vërtetësi
Kastriot Dervishi: “Gjergj Fishta në burg”
E diele, 16.10.2022, 06:21 PM
“Gjergj Fishta në burg”
Nga
Kastriot Dervishi
Si
pasojë e formimit të ulët kulturor të operativëve të Sigurimit të Shtetit,
brenda dosjeve që kanë arritur në ditët tona, shpeshherë mund të gjesh
informacione e identitete të gabuara personash. Nuk kanë qenë korrektë as duke
kopjuar të njëjtat tekste që përpilonin vetë. Sjell një rast krahasimor nga
dosja e formulare nr.2383 (me numër themeltar nr.2885) në ngarkim të Eqrem
Çabejt. Në fletët nr.6 dhe 23 të saj, në relacione shpjeguese të viteve 1947
dhe 1953 është ngatërruar identiteti i Gjergj Ashtës me Gjergj Fishtën. Në
foton bashkëlidhur shihen ndryshimet nga njëri relacion te tjetri, të cilat
sipas rasteve kopjoheshin. Në vitin 1947 pretendohet se At Gjergj Fishta ishte
mik i Çabej dhe ndodhej në burg. Ky gabim është ndrequr në relacionin e vitit
1953, vetëm për emrin, por jo për kohën e qëndrimit në burg të personit që
ishte Gjergj Ashta. Nga ky rast dhe të dhënat e ngjashme, kur përmenden persona
të tretë, asnjëherë nuk duhet të dilet në përfundime të shpejta, pa arritur
prova të plota e të sigurta.