Vërtetësi
Kastriot Dervishi: U vranë në kufi më 23 gusht 1990, populli reagoi
E marte, 23.08.2022, 06:28 PM
U vranë në kufi më 23 gusht 1990, populli reagoi
Nga
Kastriot Dervishi
Në
orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990, disa rinj nga Korça lanë hotelin
në Ersekë dhe bashkë me shokë të tjerë nga Erseka iu drejtuan kufirit me
Greqinë në postën kufitare të Rehovës, njësiti i së cilës i qëlloi me armë
zjarri. Si pasojë, u vranë:
-Petrit
Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
-Artur
Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
-Niko
Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
-Safet
Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
U
arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje
lirie. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.
Kufoma
e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga
shkëmbi. Si rrallë herë, kufomat iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në
Korçë ndaj dy të rinjve, Petritit dhe Arturit, u kthye në një demonstratë të
fuqishme antikomuniste. U ndaluan 12 persona. U zhvilluan procese gjyqësore.