Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Dokumenti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA
E hene, 16.05.2022, 05:54 PM
Dokumenti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA-ja
Nga
Kastriot Dervishi
Sekretari
i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) më 25.7.1922, la këtë porosi për të
komisionerin në Shqipëri, Maxwell Blake:
“Në
datën 28 korrik mund t'i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli
Evangjeli-shënim) një njoftim me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga
Shtetet e Bashkuara. Kur të njoftoni njohjen, mund të deklaroni se Qeveria e
Shteteve të Bashkuara ka patur parasysh faktin që Shqipëria arriti të mbajë me
sukses një qeveri kombëtare. Në pritje të aktit legjislativ nga Kongresi për të
vendosur një përfaqësi të rregullt diplomatike, ju do të vazhdoni të veproni si
komisioner i Shteteve të Bashkuara në rangun e ministrit. Konfirmoni marrjen
dhe veprimet që do të ndërmerrni. Fakti i njohjes do të jepet për publikim në
gazetat e mëngjesit të datës 28 korrik (1922)”.
(Dokumenti mundësuar nga Ilir Ikonomi)