Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Vdiq në burg në moshën 86-vjeçare
E marte, 29.03.2022, 06:18 PM
Vdiq në burg në moshën 86-vjeçare
Nga
Kastriot Dervishi
Rexhep
Mehmet Çelaj (1900-1986), lindur në Vuthaj, por banues në Çeren të Tropojë,
vuajti 19 vjet, 8 muaj, 24 ditë burgim gjatë regjimit komunist. Ai ishte
arratisur, por u kthye nga jugosllavët në vitin 1966. U arrestua në moshën
66-vjeçare dhe u dënua për “tradhti ndaj atdheut” me 25 vjet heqje lirie.
Megjithëse ishte moshë e madhe, mbahej në burg. Vdiq më 30.1.1986 në Repartin
nr.302 Lezhë, vend ku ishin grumbulluar në atë kohë shumë të burgosur pleq.
Kurrkund në Europën komuniste nuk do gjesh raste të tilla burgosjesh.
________
Të lirohesh nga burgu 78 vjeç
Hysni Kuka nga Kurjani i Fierit u dënua dy herë për arsye politike dhe vuajti gjithsej 17 vjet, 3 muaj, 4 ditë heqje lirie. Dënimin e dytë, me 8 vjet heqje lirie, të viteve 1970-1978, e vuajti 100% pa përfituar asnjë ditë faljeje.