Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 4 shkurtin e provokoi 3 shkurti 1944
E enjte, 10.02.2022, 08:10 PM
4 shkurtin e provokoi 3 shkurti 1944
Nga
Kastriot Dervishi
Sipas
raportit të datë 5.2.1944 të komandantit të Xhandarmërisë së Tiranës, major
Subhi Topulli, ora 16.00 të datës 3.2.1944, prapa Ministrisë së Arsimit
(Ministria e Financave sot, ish Ministra e Mbrojtjes deri vonë), komunistët
Todi Shkurti, 22 vjeç nga Fieri; Hasan Çeliku, 36 vjeç nga Tirana; Mihal Jani
(Koço) 20 vjeç nga katundi Beloinë. Të gjithë banonin në Tiranë. Të tre kishin
pasur ndër mend të vrisnin Xhaferr Devën, i cili banonte aty afër. Në çastin
kur kalon makina ku ishte brenda Fahri Ibrahimi (Mitrovica), që thuhet se ishte
nip i Xhaferit, komunistët hodhën bomba dhe qëlluan me armë kundër tij. Fahriu
plagoset rëndë dhe nga plagët e shumta vdiq në spital. Pas ngjarjes, tre
komunistët u përballën me forcat e regjimentit “Kosova”, të cilët i vranë në
vend dhe më pas i identifikuan cilët ishin. Në mbrëmjen e 3 dhe 4 shkurtit
1944, Xhafer Deva, u hakmor ndaj vrasjes së nipit. Forcat e komanduara prej tij
vranë 27 persona të identifikuar dhe 14 të paidentifikuar, prej të cilëve 3
ishin italianë dhe 4 jugosllavë. Një pjesë ishin nxjerrë nga burgu i Tiranës.
Operacioni i spastrimit do ishte më i gjatë sikur të mos kishte ndërhyrjen e
Këshillit të Naltë, i cili kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të tij. Forcat
gjermane të vendosura në Tiranë, nuk u përzien fare në këto veprime.