Vërtetësi
Kastriot Dervishi: "Njerëz e shtet pa dinjitet"
E marte, 18.01.2022, 07:06 PM
"Njerëz e shtet pa dinjitet"
Nga
Kastriot Dervishi
Kur
Pjetër Arbnori u arrestua për herë të dytë më 30.1.1979 në vedin ku vuante
dënimin, organi i hetuesisë kishte dalë në këtë përfundim pasi kish exuar
materialin agjenturial-operativ. Nga dosja
formulare e përpunimit aktiv 2A në ngarkim të Arbnorit, organi i
hetuesisë, para se të niste procesi ligjor, evidentoi këto fjalë të thëna nga i
përmenduri:
“Janë
njerëz e shtet pa dinjiteti. Nuk pyesin për njeriun dhe dinë vetëm të gënjejnë.
Nuk kanë parime dhe prandaj na trajtojnë si kafshë. Ndjekin vijën e Stalinit.
Ato krime i kanë bërë si në Rusi, bile edhe më tepër po e bëjnë me ne”.
“Shtetet
komuniste e socialiste përdorin diktaturë. Atje nuk ka liri. Socializmi nuk ka
për të triumfuar në shkallë botërore, por mund të vendoset në shtetet e varfra.
U vendos në BS se ishin muzhikët, kurse në Kinë ishin njerëz të varfër.
Socializmi vendoset në vendet ku ka injorancë, kurse në vendet e kulturuara si
në Amerikë, Angli, Francë, nuk mund të vendet socializmi. Atje njerëzit janë të
pasur dhe nuk ka varfëri”.