Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Shpenzimet e fshehta të Sigurimit të Shtetit për vitin 1988
E hene, 03.01.2022, 08:25 PM
Shpenzimet e fshehta të Sigurimit të Shtetit për vitin 1988
Nga
Kastriot Dervishi
Shpenzimet
e fshehta të dy drejtorive të Sigurimit të Shtetit ishin 5.814.500 lekë (me
kursin e atëhershëm të shtetit mbi 800 mijë dollarë). Shumën më të madhe, këtu
e përfitonin dy drejtoritë në qendër (4.8 milion). Te degët hynin edhe
shpenzimet e policisë. Këto shpërblime ndaheshin sipas këtyre zërave:
-Shpërblime
bashkëpunëtorësh
-Veprime
operative sekrete
-Pagë
për punëtorët operativë ilegalë në disa rrethe
-Për
bashkëpunëtorët e kontrollit postar
-Për
bazat sekrete
-Për
bashkëpunëtorët e birucave
Njihet
fakti se detyra e bashkëpunëtorëve konsiderohej "vullnetare dhe
patriotike". Për këtë arsye ata zinin pjesën më të vogël të harxhimeve të
fshehta. Jepej vetëm ndonjë shpërblim për raste të veçanta.