Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Procesverbalet e asgjesuara të ekzekutimeve
E merkure, 15.12.2021, 06:47 PM
Procesverbalet e asgjesuara të ekzekutimeve
Nga
Kastriot Dervishi
Për
ekzekutimet e dënimeve me vdekje në regjimin komunist kanë ekzistuar dekretet e
viteve 1947 e 1962 dhe një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme i vitit
1950. Në këto akte ishte vendosur që kufoma e të ekzekutuarit nuk i kthehej
familjes. Vërehet se në fillim të vitit 1950 e deri në fillim të viteve ’70,
mungojnë praktikat e ekzekutimeve me vdekje. Kjo shpjegohet në një akt të vitit
1965 në të cilin përcaktoheshin “veprimet administrative për të dënuarit që
ekzekutohen dhe vdesin”. Thuhej se ata që dënoheshin me vdekje varroseshin “në
vendin e caktuar”, nga rojet e brendshme të degës së punëve të brendshme.
Sendet e të dënuarit i kalonin zyrës përmbarimor për të ekzekutuar konfiskimin
e pasurisë. Të dënuarit që vdisnin nga sëmundje ose aksidente në punë,
varroseshin në varrezën më të afërt ku ishte vendosur kampi ose burgu. Për këto
raste komanda mbante një regjistër të posaçëm. Njoftohej gjendja civile. Këtë
rast sendet e fundit u ktheheshin familjarëve. Kufomat nuk i jepeshin familjeve
për varrim, me përjashtim të rasteve të kthimit të drejtave nga Presidiumi i
Kuvendit Popullor. Procesverbalet e të dënuarve që vdisnin gjatë vuajtjes së
dënimit dhe atyre të dënuar me vdekje, ruheshin vetëm 3 vjet nga dita e
krijimit. Sipas kësaj praktikë, shumë procesverbale nuk janë gjendur për këtë
arsye.