Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Komunistët nuk krahason me asnjë pushtues
E hene, 29.11.2021, 08:03 PM
Qëllimi kryesor i luftës "nacionalçlirimtare" dhe revolucionit ishte marrja e pushtetit
Nga
Kastriot Dervishi
Për
ata që thonë se nuk kishim luftë civilë dhe se duhet ndarë krimi komunist para
dhe pas lufte (kur ai është një dhe i vetëm), po citoj një fjalim të atij që
mori pushtetin. Çfarë ishte "revolucioni" kush mund ta thotë nga këta
të "çlirimeve". Midis të tjera, në fjalim ai tha:
“Lufta
nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e
pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin
ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt
tjetër".
(Fjalim
i Enver Hoxhës më 15.9.1982, botuar në gazetën "Zëri i Popullit" më
16.9.1982).
Gëzuar
pra revolucionin dhe marrjen e pushtetit nga një grup që nuk krahasohet për nga
dëmet e krimet, cënimin e lirive e të drejtave të individit me anjë pushtues.