E hene, 07.10.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Varja e fundit në publik

E enjte, 18.11.2021, 08:14 PM


Varja e fundit në publik

Nga Kastriot Dervishi

Më 29.5.1992, ora 6.45, në fshatin Libofshë të Rrethit Fier, u gjetën të vrarë në banesën e tyre shtetasit: Petrit, Zenepe, Agim, Rajmonda dhe Magdalena Pupa. Pas  vrasjes, autorët kishin kontrolluar gjithë banesën dhe marrë një valixhe. Policia krijoi dy versione si mund të kishte ndodhur ngjarja: hakmarrja dhe grabitja. Pas 4 ditësh, eksperti kriminalistik i Degës së Rendit Publik Vlorë, Ll.P., zbuloi gjumë të Ditbardh Çukos në xhamin e dritares së familje Pupa. Mbi bazën e kësaj të dhëne u ndalua Ditbardh Çuko 24 vjeç dhe Josif Çuko 22 vjeç. Ndaj tyre u zhvillua një hetuesi intensive për dokumentimin e krimit që kishin kryer. Autorët pranuan krimin që lidhej me grabitjen dhe hakmarrjen (njëri nga viktimat kish dashur motrën e autorëve). Grupi operativ u shpërblye me 35 mijë lekë.

Me vendimin nr.65, datë 11.6.1992 të Gjykatës së Rrethit Fier, vëllezërit Çuko u dënuan me vdekje, varje në litar. Me vendimin nr.36, datë 23.6.1992, të presidentit të republikës, vendimi u la në fuqi.

Ekzekutimi u krye në qendër të Fierit më 25.6.1992, ora 2.00. Të dy të dënuarit, në fjalën e fundit thanë të njëjtën fjalë: “Nuk kam gjë për të thënë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora