Vërtetësi
Sali Berisha: Kartolina “flet arresti” e Selisë Mavi për Vitin e Ri për Lal Plehun!
E diele, 02.01.2022, 07:55 PM
Kartolina “flet arresti” e Selisë Mavi për Vitin e Ri për Lal Plehun!
Nga
Sali Berisha
Miq,
ne prag te vitit te ri pas darkes se Ligesise te Lal Plehu-Lul Brava-Taulant
Bego Balla, darke ku palet me kujdestar te perbashket Irfanin vendosen tja
nxjerrin ne rruge te brendshmet narkoshtetit rrogat, targat etj, nga Selia Mavi
kesaj rradhe nuk doli plumbi ne zarf si ne filmat me Al Capone por doli
dokumenti Bombe per Erion Veline apo kartolina “flet arresti” e partise qe e
implikon Lal Plehun gjer ne palce ne aferen 128 milionshe te djegesit te
Tiranes.
Ky
dokument eshte vendimi per ndertimin e
djegesit te Tiranes dhe eshte firmosur ne kundershtim flagrant me ligjin jashte
kompetencave te tij nga Lal Plehu i verbuar nga shuma marramendese qe do
grabiste ne aferen 128 milione euro te djegesit te Tiranes. Vendimi sipas
ligjit eshte kompetence ekskluzive e Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe
Keshillit te Qarkut te Tiranes.
Ne
Seline Mavi flitet se dy jane burimet e mundshme te kartolines “flet arrest”per
Lal Plehun per vitin e Ri.
1-
Tigri i Korrupsionit Ahmetaj, i cili pasi gozhdohet perfundimisht ne aferat e djegesit te Elbasanit dhe te Fierit
qe kapin vlerat 52 milione euro mendoj se me bomben me efekt 128 milione euro
te Velise shurdhon bujen e dy afereve ku ai eshte firme kryesore krimi.
2-
Ndrikull Grykesia e ngerthyer nga klanet e droges ende pa u bere narkoministre
tani kerkon ne tave koken e Lal Plehut per te garuar per kryetare bashkie per
Tiranen. Por pavaresisht se kush ia nisi, kartolina ne kodin e narkoshtetit de
facto eshte flet arresti per Lal Plehun. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha