Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Sigurimi i udhëheqjes
E enjte, 13.01.2022, 08:32 PM
Sigurimi i udhëheqjes
Nga
Kastriot Dervishi
Në
aspektin agjenturor-operativ, Sigurimi i Shtetit ruante edhe udhëheqjen e lartë
të partisë dhe Këshillin e Ministrave. Ai rekrutonte agjenturë në radhën e
personalit shërbyes, ushtarëve, oficerëve dhe nënoficerëve të Gardës. Në
fillesat e armës së Sigurimit ishte në nivel sektori.
Në
fillim të viteve ’80 në përbërje të saj kishte 172 oficerë, 9 oficerë ilegalë,
24 nënoficerë, 6 ushtarë dhe 5 civilë. Struktura e tij ishte kjo:
-Shërbimi
për sigurimin e sekretarit të parë
-Grupi
për sigurimin e rajonit të vendbanimit
-Sigurimi
i jashtëm ilegal
-Shërbimi
i informacionit
-Seksioni
teknik
-Dega
e 1-rë (përgatitja dhe gatishmëria,përfshi kontrollin e ushqimeve)
-Dega
e 2-të (e sigurimit të udhëheqjes)
-Dega
e 3-të (e sigurimit të objekteve)
Sigurimi
i udhëheqjes u shkri më 23.5.1992 me urdhër të ministrit të Rendit Publik,
Bashkim Kopliku, struktura e saj i kaloi Gardës.
Emërtesat
e sigurimit të udhëheqjes në vite:
1948-1962,
Dega e 6-të e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit
1962-1966,
Drejtoria e 3-të e Sigurimit të Shtetit
1966-1992,
Drejtoria e 2-të e Sigurimit të Shtetit.