Vërtetësi
Kastriot Dervishi: "Lulja", "Nderi i kombit"!
E merkure, 05.01.2022, 08:33 PM
"Nderi i kombit"
Nga
Kastriot Dervishi
Në
ka gjë që nuk ka asnjë lloj vlere, madje është turp ta marrësh, është dekorata
në Shqipëri. Duke filluar nga individë që nuk e meritojnë e deri deri te
organizata kriminelësh, janë nderuar me "Nderin e kombit", një kohë
që u takonte ai që kanë pasur gjithë jetën, titullin "Turpi i kombit".
Një
individ që e ka marrë "Nderin e kombit" është edhe "Lulja",
i rekrutuar nga Sigurimi në moshën 21-vjeçare. Kur vdiq para disa vjetësh,
nderimet ishin të shumta. "Lulja", me origjinë komuniste u rekrutua
në vitin 1956 kur ishte nxënës në liceun artistik. U hartua një plan për gjoja
për çështje pasaporte në një rajon të Tiranës. Aty iu fol për forcën e partisë,
situatën e jashtme, punën e armikut, etj, arsyen që kërkonin bashkëpunimin e
tij me armën e Sigurimit. "Lulja" në fillim u tremb, por më pas nënshkroi
deklaratën e bashkëpunimit. Për një kohë të shkurtër, ai fitoi besimin e
"elementit kundërshtar", duke sjellë vazhdimisht raportime për ta.
"Është tip i rrafinuar dhe i zgjuar"-shënohej në vlerësimet e kohës.
Dy vjet pas rekrutimit, "Lulja" vijoi në Ansamblin e Ushtrisë, me të
njëjtin zell e përkushtim. Vlerësohej puna e tij, por cilësohej "pak i
turpshëm". Të njëjtin vit ai u nis për studime të larta në Bashkimin
Sovjetik dhe dosja iu zhvendos te arma e zbulimit politik.
"Lulja"
informoi për persona në Teatrin e Operës që flisnin keq kundër pushtetit, por
zbuloi edhe një grup të fushës së artit që ushtronin pederastinë. Vihej në
dukje se ishte "me mjaft perspektivë dhe i pëlqente puna me organet e
Sigurimit".
"Lulja"
vijoi të këndojë e të përcillej nga kjo botë me nderime të mëdha.