Vërtetësi
Kastriot Dervishi: I vrarë në Repartin nr. 309 Laç
E hene, 31.01.2022, 08:50 PM
I vrarë në Repartin nr. 309 Laç
Nga
Kastriot Dervishi
Eqerem
Zeko, i vitlindjes 1910, nga lagja “Palorto” e Gjirokastrës u arrestua më
14.9.1949. U dënua me vdekje, në një proces të madh me 9 persona të tjerë në
një proces thellësisht fals. Dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e punë të
detyruar. Ishte 54 vjeç kur u vra më 24.8.1964, ora 9.50 duke vuajtur dënimin
në Repartin nr.309 Laç. Me një karrocë dore po hidhte mbeturinat në një gropë
brenda rrethimit të kampit, kur u qëllua për vdekje me një breshëri plumbash.
Në foto, ai duket i shtrirë dhe me kapele në kokë, gati në mes të kampit, çka
hidhte poshtë aludimin se kishte kaluar vijën e ndaluar.
Ushtar
Ramiu që e vrau u arrestua më 12.10.1964. Gjykata e dënoi me 2 vjet heqje
lirie, duke e justifikuar masën e vogël me moshën e tij të re, "nivelin e
ulët kulturor dhe përbërjen e mirë familjare". Binte në sy fakti se
gjykata nxori në pah faktin se ushtari kish qëlluar pa paralajmërim, ndërsa në
raportin e parë të ngjarjes ishte thënë ndryshe nga komanda. Thuhej se Eqeremi
fliste me të dënuarit për jetën e mëparshme të diktatorit në qytetin e tij të
lindjes.