Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 'Kosovën dhe shqiptarët ua kemi falur Serbisë'
E shtune, 12.02.2022, 08:23 PM
“Kosovën dhe shqiptarët ua kemi falur Serbisë”
Nga
Kastriot Dervishi
Më
16.7.1921, Këshilli Kombëtar (parlamenti) i Shqipërisë diskutoi mbi përgjigjen
që do u dërgohej parlamentit jugosllav mbi masakrat kundër shqiptarëve të
Kosovës. Diskutuan deputetët Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri, Ali
Këlcyra, Rexhep Mitrovica, Haxhi Jusuf Banka, Leonidha Koja, Irfan Ohri,
Mustafa Kruja, At Gjergj Fishta. Deklarata më e çuditshme ishte ajo e deputetit
Stavro Vinjau, i cili në të vërtetë nisi themelimin e një doktrine antikosovare
në politikën shqiptare, e cila në thelb të saj kishte trajtimin e çështjes së
viseve shqiptare matanë kufirit si çështjet të drejtash dhe se vetëm
socialistët e kishin në vëmendje këtë atë.
Deklarata e Stavro
Vinjaut (e korrektuar):
“Duhet
të adresohemi ndër ata që kanë monopolizuar ndjenjën njerëzore; ne socialistët
e gjithë botës. Ç’qe ajo gazetë që i kallëzonte gjithë botës, nga Serbia të
gjithë mizoritë e serbëve? Qe gazeta socialiste “Pravda” (gazetë
jugosllave-shënim). Vetëm socialistët kanë për princip dhe guxim të nxjerrin në
shesh të palarat e qeverive të tyre. cili qe ai që me një cinizëm të ndyrë
këshilloi qeverinë serbe, të zërë, të therë botën shqiptare në Serbi për të
humbur ngjyrën etnografike të saj? Ai nacionalist e imperialist i qelbur që
përmendi si të famshëm z.Rexhep Mitrovica?! Ne nuk kërkojmë nga Serbia,
Kosovën, atë dhe shqiptarët e saj ua kemi falur. T’ju shohë hajrin. Vetëm
kërkojmë t’i respektojë si njerëz e jo t’i therin si berra. Nëse duam të gjejmë
drejtësi, komisionet që mund të venë në u dërgofshin, të ndriçojnë qarqet socialiste
mbi të drejtat tona dhe kur ata të binden me veglat e tyre, do të ndriçojnë
opinionin publik”.