Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Vizita te 'popujt vëllezër të Jugosllavisë', çelikosi miqësinë dhe vëllazërimin
E enjte, 23.06.2022, 06:44 PM
Vizita te “popujt vëllezër të Jugosllavisë”, çelikosi miqësinë dhe vëllazërimin
Nga
Kastriot Dervishi
Kryeministri
i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Jugosllavi më 23 qershor – 2 korrik 1946. Nuk
la cep pa bredhur, me përjashtim të viseve shqiptare. Me të mbërritur në
aeroportin e Beogradit, nuk e mbajti dot gëzimin që ndjente. Ja një pjesë e
fjalës së E.Hoxhës:
“Të
dashur popuj vëllezër të Republikës Federative të Jugosllavisë. Nga kryeqyteti
juaj heroik kam nderin e madh t’ju transmetoj përshëndetjet më të thella e më
të zjarrta të popullit vëlla shqiptar, t’ju transmetoj përshëndetjet e nxehta
të qeverisë sonë dhe të miat personalisht. Sot gëzimi im është i patreguar se
ndodhem në gjirin tuaj të ngrohtë, se ndodhem pranë udhëheqësve tuaj të shquar,
të cilët e udhëhoqën me aq sukses luftën heroike të popujve të Jugosllavisë, që
ndihmoi aq shumë në çlirimin e vendit tonë. Ju siguroj se sot gjithë populli
shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. Sot zemrat
e njerëzve të Shqipërisë rrahin për ju dhe ndjenjat më të pastra dhe më
vëllazërore janë për ju. Sot zemrat e njerëzve të Shqipërisë rrahin për ju me
ndjenjat më të pastra dhe më vëllazërore të tyre janë për ju se në malet tona
kur luftonim, se në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë kur binin heroikisht
bijtë e popullit tonë, përpjekjet tona legjendare e lufta e përbashkët ishin
për ne një forcë e madhe kur përmendej emri i mareshalit të madh Tito....
U
puqën zemrat tona në momentet më të rrezikshme të historisë sonë kombëtare,
gjaku i bijve tanë më të mirë u derdh së toku e këtej lindi u çelikosën miqësia
e vëllazërimi që do jenë të përjetshme se këtej varet e ardhmja e popullit
tonë, se ky vëllazërim e kjo miqësi e mirë është një nga faktorët më kryesorë
të vëllazërimit të popujve të Ballkanit, është një faktor nga më të
rëndësishmit për mbrojtjen e paqes e të demokracisë. Popujt e Jugosllavisë dhe
populli shqiptar do të venë të gjitha forcat dhe zemrën ta forcojmë dita-ditës
këtë vëllazëri e miqësi.
U
çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e
ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e
ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe
është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë….
Të
rrojë pra sa malet miqësia dhe vëllazërimi midis popullit shqiptar e popujve të
Jugosllavisë. Rrofshin popujt vëllezër të Jugosllavisë. Rroftë mareshali juaj i
madh dhe miku i madh e i dashur i popullit shqiptar Josip Broz – Tito”.