E merkure, 04.12.2024, 09:09 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Kur fliste populli para "drejtësisë"

E merkure, 03.08.2022, 06:20 PM


Kur fliste populli para "drejtësisë"

Nga Kastriot Dervishi

Gjyqet popullore që zhvilloheshin në kinema, menca, mjedise të hapura, etj, kishin karakter masiv, në proces merrte pjesë edhe populli. Juridikja, ideologjikja dhe popullorja, përziheshin me njëra-tjetrën. Në kujtimet e Bedri Blloshmit, për nisjen e gjyqit ndaj poetëve, më 6.6.1977, veçoj pjesën e mëposhtme:

Pas pak na morën përsëri dhe na çuan në sallë. Gjyqtari tani i gjallëruar foli me ton të sigurt: “Kush e do fjalën nga salla?”.

U ngrit një pensionist bashkëfshatar i ynë, Mit’hat Leka ish-mësues. Nisi të mërmëriste: “Shoku kryetar i seancës, më lejoni të them dy fjalë. Të gjithë këta unë i njoh, i kam bashkëfshatarë dhe Gencin e njoh shumë mirë. Është djali i tradhtarit Bardho Leka. Po ashtu armiqtë e tjerë, Vilsonin dhe Bedri Blloshmin që vijnë nga familje kulakësh. Xhaxhanë dhe babanë e tyrë i kanë pasur nëpër burgje. Këtyre u dhembin sytë kur shikojnë arritjet tona dhe mirëqënien e popullit nën udhëheqjen e partisë... Prandaj unë kërkoj të mos merremi me këta bij armiqsh e tradhtarësh, t'i nxjerrim në shesh e t’i varim një e nga një e mos harxhoni kot frymën e as letra për këta armiq.”

I dyti ishte një oficer, Isa Kopaçi nga fshati Qukës që kurrë nuk e kishim parë si fytyrë. Ai nisi të flasë për mbrojtjen e socializmit dhe u bashkua me mendimin e parafolësit.

Mbas tij u ngrit një barkalec i quajtur Todi Bardhi: “Jam komunist, jam sekretar partie në kooperativën e Lunikut. Unë edhe pse nuk i njoh këta armiq kam besimin te partia se do t'ua gjejë vendin dhe do ta shpartallojë këtë grup të rrezikshëm”. Pasi u ul, u ngritën dy nxënës të gjimnazit, lexuan disa fletë mëk mëk, të cilat kuptova që ua kishin dhënë. Nuk zgjati shumë ky lexim qesharak i gjimnazistëve, gjykatësi ua ndërpreu dhe thirri “të hapet seanca gjyqësore”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora