Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: U vranë në kufi më 23 gusht 1990, populli reagoi

| E marte, 23.08.2022, 07:28 PM |


U vranë në kufi më 23 gusht 1990, populli reagoi

Nga Kastriot Dervishi

Në orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990, disa rinj nga Korça lanë hotelin në Ersekë dhe bashkë me shokë të tjerë nga Erseka iu drejtuan kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës, njësiti i së cilës i qëlloi me armë zjarri. Si pasojë, u vranë:

-Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

-Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

-Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

-Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje lirie. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, kufomat iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve, Petritit dhe Arturit, u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. U ndaluan 12 persona. U zhvilluan procese gjyqësore.