Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Halil Vukali nga Kosova i shkruante Enver Hoxhës - Më mirë të vdes
E hene, 03.10.2022, 06:41 PM
"Më mirë të vdes"
Nga
Kastriot Dervishi
Halil
Vukali nga Kosova i shkruante Enver Hoxhës më 16.6.1961 nga Reparti nr.313 ku
ndodhej i paraburgosur, që të mundësonte të kurohej se po vuante shumë. Ishte
me TBC dhe me probleme prej më shumë se dy vjetësh. Duke kujtuar se E.Hoxha nuk
dinte gjë si trajtoheshin shqiptarët që vinin nga Jugosllavia, ai shkruan në
fund të letrës:
“Më
mirë të vdes se sa të jetoj me këto vuajtje. Kjo më detyron që t’ju drejtohem
juve personalisht. Shpresoj se nuk do të më lini në këtë vuajtje, por do merrni
parasysh lutjen time. Për këtë do t’ju jem mirënjohës”.
Pasi
nuk merr përgjigje, i shkruan një letër të dytë më 5.7.1961, në të cilën thotë
po atë gjëra e kërkon të shtrohet në spital. Sigurisht nuk mori asnjë
përgjigje, por në një shënim të brendshëm thuhej të mos bënin ndërhyrje pasi
ishte i burgosur.