Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Hajriu
E hene, 26.09.2022, 05:19 PM
Hajriu i vitlindjes 1918 kishte qenë 23 vjet bashkëpunëtor i Sigurimit në vitet 1949-1972. E kish nisur aktivitetin pas kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë. Ishte shpërblyer gjithsej me 200 kg misër dhe 2400 lekë.
Në
vitin 1972, partia e ekspozoi në popull aktivitetin e tij si bashkëpunëtor i
Sigurimit, duke i hequr damkën e "armikut". Në vitet 1972-1984, duke
patur vetëm 8 vjet vjetërsi pune, për pension të mirë, ai i dërgoi vazhdimisht
letra autoriteteve që aktiviteti i fshehtë me Sigurimin t’i njihej si vjetërsi
pune. Por partia ishte e qartë në përgjigje:
“Koha
e bashkëpunimit me organet e Sigurimit të Shtetit, në bazë të ligjeve në fuqi,
nuk futet në llogaritjen e kohës së punës për efekt pensioni, por është detyrë
vullnetare e patriotike”.
Partia
premtonte të ndërhynte që edhe në moshë të thyer të punonte në kooperativë si
të gjithë të moshuarit e tjerë. Dhe fjala e partisë nuk diskutohej.