Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Kur nuk e di mirë çfarë është komunizmi
E diele, 23.10.2022, 06:53 PM
Lena
Mark Nika, lindur në vitin 1915 në Kastrat të Shkodrës, e larguar nga Shqipëria
në vitin 1945 me bashkëshortin e saj ish ushtar italian, pas 30 vjetësh qëndrim
në Itali, kërkoi të riatdhesohej pranë të vëllait në Divjakë. Deri në vitin
1972 ajo nuk njihej nga ambasada shqiptare në Romë. U riatdhesua në vitin 1975.
Menjëherë u mor në kontroll nga organet e Sigurimit më 8.10.1975 për tendencën
e agjitacionit e propagandës dhe “agjente e mundshme e zbulimit italian”. U
arrestua më 28.1.1978 në moshën 63-vjeçare. U akuzua për agjitacion e
propagandë në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal dhe u dënua me 10 vjet heqje
lirie. U lirua më 15.11.1982 në bazë të dekretit e faljes së gjerë. Në fund të
vitit 1990 iu miratua kërkesa për largim përfundimtar nga Shqipëria në Itali.