E shtune, 02.11.2024, 11:47 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Nihati” dhe 36 vjet burg në shpinë

E marte, 25.10.2022, 06:00 PM


“Nihati” dhe 36 vjet burg në shpinë

Nga Kastriot Dervishi

Meqë më të mençurit se ne populli i thjeshtë vendosën se nuk kishte rëndësi të thuhej në i shkruari kishte qenë bashkëpunëtor “aktiv” apo “inaktiv”, po sjell rastin e një të dënuari politik që u dënua tre herë dhe vuajti 36 vjet heqje lirie në regjimin komunist në vitet 1950-1987. Ka shumë vjet që ka vdekur. Në vitin 1964, e “rekrutojnë” në Burgun e Burrelit, duke  vënë pseudonimin “Nihati”. Zero bashkëpunim ama me Sigurimin e Shtetit. I ndjekur gjithë jetën dhe i burgosur po ashtu. Sikur të ishte gjallë, me ligjet që janë bërë, nuk do dilte në pah burgimi, por “Nihati”, sepse dallimin sa një mal me qindra e mijëra vite, midis “aktivëve” dhe “inaktivëve”,  e shembi votimi i një mbrëmjeje të mbushur me hartime klithma e betime. Mirë që vdiqe o njeri i 36 vjetëve heqje lirie, se vitet nuk kanë rëndësi. Regjistri po me sa duket. Se kujt do ia sqaroje këtë që të ndodhi dhe vitet e jetës që të ikën kot!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora