E shtune, 05.10.2024, 07:41 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Jam 60 vjeç dhe peshoj 40 kg”

E marte, 15.11.2022, 08:43 PM


Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipërinë internacionaliste të Enver Hoxhës tregon më së mirë karakterin antikombëtar të regjimit të tij. 60 vjeçari Teki Istogu ishte degdisur për të banuar në Çermë. Megjithëse moshën e kish mbushur, nuk e nxirrnin në pension. Punonte kanaleve për të siguruar me mund vetëm bukën e gojës dhe asgjë tjetër. Më më 8.3.1971, i shkruan një letër Enver Hoxhës, në fund të së cilës, thoshte: “Më vjen keq që s’kam një fotografi t’u çoj të shihni si jam katandisur, një kufomë e gjallë; jam burrë plak, rreth 60 (vjeç) e nuk peshoj më tepër se 40 kilogram”.

Sigurisht asnjë përgjigje nuk erdhi. Regjimi synonte ta çonte 30 kilogram e jo t’i lidhte pension.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora