Vërtetësi
Kastriot Dervishi: “Mkati”, një pseudonim i goditur
E diele, 20.11.2022, 08:50 PM
“Mkati”, një pseudonim i goditur
Nga
Kastriot Dervishi
Ishte
tërhequr bashkëpunëtor i Sigurimit më 25.3.1949. Pseudonimi që iu vu do i
shkonte asaj që do bënte. Më 16.7.1960 ishte ngritur në kategorinë e agjentit
dhe më 10.5.1971 shërbente si rezident. Për një kohë të gjatë shërbeu si
punonjës policie në vitet 1954-1966. Nga të dhënat e tij, në vitin 1954 ishte
goditur “grupi i Preng Kol Markut, i lidhur me një grup fretërish në Shkodër”
me 12 veta, prej të cilit u pushkatuar dhe varën disa. Nga të dhënat e tij, në
vitin 1951 ishin vrarë në një shtëpi: Gjin Nikollë Suli, Geg Nikoll Lleshi,
Llesh Kolë Mali (i zoti i shtëpisë) dhe Liza Llesh Mali (e bija e Lleshit, 22
vjeç). Nga të dhënat e tij ishte goditur e dënuar më pas me pushkatim Ndue Mark
Ndoji nga Kaçinari (nip i Ndue Pjetër Gjomarkajt), etj, etj. Ishte shpërblyer
disa herë. Në vitin 1976 u kërkua që veprimtaria e tij të legalizohej dhe të
bëhej e njohur në popull. Ashtu u bë, por detajim aktiviteti nuk u dha.