Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Ibrahim Çela dhe Koço Brisku
E marte, 06.06.2023, 07:29 PM
Më
1.9.1946, Ibrahim Çela nga Murrësi i Elbasanit mundi të arratisej nga Burgu i
Elbasanit me disa të burgosur të tjerë, duke marrë 5 pushkë e një automatik.
Qëndroi dy vjet i arratosur deri sa më 29-30 prill 1948 në Vidhas Mallkas, së
bashku me dy vëllezërit e tij që u vranë, u përplas me forcat e Sigurimit. Nga
kjo betejë u vranë 7 veta nga Sigurimi, përfshi shefin e seksionit Koço Brisku
dhe u plagosën 3 të tjerë. Ibrahim Çela u kap i plagosur rëndë me 4 plagë. U
dënua me burgim të përjetshëm. Pas disa vitesh Plenumi i Gjykatës së Lartë, me
vendimin nr.535, datë 1.10.1951, vendosi prishjen e vendimin dhe rigjykimin e
çështjes nga e para. Gjykata Ushtarake Korçë, me veprim në Elbasan, me vendimin
nr.7, datë 26.2.1952, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim,
humbjen e të drejtave civile përgjithmonë, si dhe pagimin e 162 lekëve
shpenzime gjyqësore. Thuhet se vdiq gjatë kësaj kohe. Vendimi nuk u ekzekutua
sepse thuhet se i dënuari vdiq ato ditë.
Emrin
e Koço Briskut e kanë sot disa rrugë dhe një shkollë e mesme në Lapardha të
Beratit.