Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Xhaxhai i Vilsonit
E enjte, 13.07.2023, 07:30 PM
Hasan Selman Blloshmi (1926-1982), u dënua dy herë nga regjimi komunist dhe vuajti në vitet 1946-1965 dhe 1977-1982 mbi 18 vjet heqje lirie. Herën e parë u dënua për lidhje me “diversantin Bardho Leka” (“bashkëpunim me banda të armatosura”), gjetja e një gazete “Flamuri i lirisë” (“agjitacion e propagandë”), ndërsa herën e dytë në kohën e arrestimit të nipave të tij, Vilson e Bedri Blloshmi. Nisi ta vuajë dënimin në Repartin nr.303 Spaç. Këtu u sëmur nga ngatërrimi i zorrëve dhe kishte nevojë për operim. U soll në Tiranë, por duke mos iu dhënë në kohë ndihma vdiq në spitalin e burgut më 13.7.1982.
Në
vitin 1993 nipi i tij Bedri Blloshmi gjeti vendin e varrimit në Tiranë. Kësisoj
Hasani u rivarros në Bërzeshtë.