Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Makina e shkrimit që shkruante italisht
E hene, 04.09.2023, 07:14 PM
I
burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të
Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i
kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij
në Itali. Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej
në zyrën e tij, ku ai punonte si shef llogarie. Nazmiu tërbohej nga zemërimi
dhe e godiste me shkelma duke bërtitur: “Pse gënjen mor armik i fëlliqur!? Si
ka mundësi që makinat tona të shkrimit të shkruajnë italisht?!” I shkreti Ndoc
i lutej kryehetuesit që t’ia provonte pohimin me makinën e shkrimit që ndodhej
në tavolinë, po ku dëgjonte injoranti Nazmi fjalët e një “armiku të popullit”.
Torturat vazhdonin dhe brinjët e të mjetir Ndoc, dërmoheshin nga shkelmat e
xhelatit Nazmi, gjersa një ditë, një hetues i ri, i kishte provuar kryehetuesit
se makinat e shkrimit që përdoreshin në Shqipëri, mund të shkruanin çdo gjuhë
të botës që përdorte alfabetin latin.
(Agim
Musta, “Dosjet e gjalla”, Tiranë 1995, faqe 53-54)