Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Radioja e Mikel Koliqit
E diele, 02.06.2024, 07:53 PM
Radioja e Mikel Koliqit
Nga
Kastriot Dervishi
Kardinali
Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një
personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të
përmendurin për 13 vjet (tri dënime më 1945, 1946-1950 dhe 1977-1986) si dhe e
internoi për 23 vjet në vitet 1954 – 1977.
Në
vitin 1977 Mikel Koliqi ishte 75 vjeç. Jetonte në një barakë në Gjazë. Kishte
pasuri vetëm një radio dore dhe disa libra. Punëtori operativ i Sigurimit,
shoku Kristaq (sot i amerikanizuar në Cris, në shërbim të "zbulimit amerikan"
?) Pleqi që e kishte vazhdimisht në
vëmendje, shihte rrezik të madh për regjimin te ky i moshuar. Ai organizoi më
6.4.1977 kontrollin në "banesë" (vendfjetje). Sapo pa radion e dorës,
markë japoneze, për të gjetur se ku ishte vendosur dëgjimi, e ndezi dhe zbuloi
"stacionin e Italisë", me të cilin do ta akuzonte për agjitacion e
propagandë". Nuk kishte fund ligësia.