E hene, 09.09.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Batalioni komunist vrau dhe dogji At Lekë Lulin

E diele, 21.07.2024, 07:54 PM


Batalioni komunist "Perlat Rexhepi" vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin

80 vjet nga ngjarja

Nga Kastriot Dervishi

Më 16 korrik 1944 Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte "ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve". Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:

"Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora