Vërtetësi
Dy divizionet ua kishin frikën 200 gjermanëve, prisnin kur ata të iknin vetë
E marte, 06.08.2024, 05:17 PM
Në letrën që Josif Pashko i dërgonte komandantit të Divizionit të 1-rë Mehmet Shehu më 19.9.1944, thuhet se në qytetin e Elbasanit ishin rreth 200 gjermanë dhe forca SS kosovare. Flitej se Elbasani dhe Tirana do të bëheshin qendra të tërheqjes gjermane në drejtim të Shkodrës. Në Elbasan hyhej kollaj. Kishin kapur një rob gjerman i cili dinte shqip dhe kish thënë:
“Gjermanët
janë të fortë, ndërsa partizanët nuk janë të fortë. Kuadrot partizane janë të
mirë, por jo partizanët, sidomos tërë punën e bëjnë komisarët politikë. Këtu
rrotull janë 2 divizione partizane, por nuk ua mban të sulmojnë Elbasanin që ka
vetëm dy kompani gjermanësh. Po të dojë gjermani të fillojë një operacion, ikin
me të katra partizanët...Partizanët nuk kanë praktikë, nuk janë të mirë në luftë,
se po të luftonin do u binin qyteteve”.