E diele, 10.11.2024, 09:41 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Sazani

E merkure, 30.10.2024, 06:50 PM


Sazani

Nga Kastriot Dervishi

Sazani ishte figurë e njohur në Elbasan. E respektuar. Diku nga viti 1994, kur filluan të lexoheshin lista bashkëpunëtorësh Sigurimi, në qytet u hapën fjalë se ai kish qenë me dosje, domethënë spiun. Fjalët kot në popull janë më të rënda se çdo gjë tjetër. E hoqën nga posti që mbante. Sazani u mbyll në kuptimin e plotë të fjalës dhe pothuajse nuk komunikonte me askënd. Diku nga viti 2010 munda ta mësoj historinë e Sazanit. Kishte qenë në prag arrestimi për agjitacion e propagandë në vitin 1969 dhe e kishin detyruar të nënshkruante deklaratë bashkëpunimi. Shënimi thoshte se deri në vitin 1974, kur ishte hequr nga rrjeti sekret “nuk kishte dhënë asgjë”, madje kishte zhvilluar agjitacion e propagandë. Jo vetëm kaq por ishte marrë në përpunim. Me anë të një miku të përbashkët e thirra për kafe Sazanin për t’i treguar si e kishin cilësuar. Ai erdhi shumë shpejt. Pasi u ul dhe lexoi atë që ishte shkruar për të, më tha fjalët: “E di çfarë më kanë bërë mor aman! Po kujt duhet t’i them që të më besojë!”. E keqja ishte se pakkush do ta kuptonte dhe do ta besonte. Metodologjia (edhe ligjërisht) e përdorur në tranzicion shkonte nga përbaltja dhe jo nga e vërteta. Sazani vdiq para pak vitesh. Me një brengë që nuk ia thoshte dhe nuk ia besonte askush. Shembull i një metodologjie të gabuar të ndjekur prej vitesh ku i njomi dhe i thati janë trajtuar si i njëjti bar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora