Vërtetësi
Kastriot Dervishi: "Të rrezikshmit"
E premte, 25.10.2024, 06:56 PM
Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.108, datë 29.4.1977 deklaroi fajtorë për tradhti ndaj atdheut e agjitacion e propagandë, duke i dënuar me 25 vjet heqje lirie: Imzot Ernest Çobën dhe Dom Lec Sahatçinë; ndërsa Dom Zef Hardhinë dhe Dom Kolë Tonin, për tradhti ndaj atdheut, moskallëzim krimi, agjitacion e propagandë, përkatësisht me 15 dhe 13 vjet heqje lirie.
Në
foto, me policësh janë dy klerikët e rrezikshëm, nën masa të forta sigurie, të
cilët mund të bënin namin po mos të shoqëroheshin nga ata, 71 vjeçari Dom Lec
Sahatçia dhe 64 vjeçari Imzot Ernest Çoba (duke folur). Të dy nuk arritën ta
mbaronin dënimin. I pari vdiq në Repartin nr.302 Zejmen Lezhë më 4.4.1986 dhe i
dyti më 7.1.1980 në spitalin e burgut në Tiranë.