Përjetësi » Kadare
Përparim Hysi: Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej Kadarea!
E enjte, 04.07.2024, 07:57 PM
Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej KADAREA!
In memoriam - ISMAIL KADARE!
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Natyrshëm
që kanë vërshuar shkrime për KADARENË,
se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.
Jam
82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të
drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë e "kam takuar" atë. Vazhdimisht,
tërë jetës, kam lexuar dhe lexoj dhe,
padyshim, që KADAREA gjithmonë është më i pranishmi, më i "paveluri" në shijen time
letrare. Brenda SHQIPËRISË:i pakonkurueshëm. Në çdo konkurs letrar, dafina e
lavdisë, së pari, varej në ballin e tij.
I duhej, ndonjëherë, të hidhte"valle në gojë të ujkut" dhe"ujku
që përgjonte me synë e madh të Polifemit" nuk ishte një metaforë apo
rrezik pontencal, por real. Ai, "ujku" i rrezikut real, hëngri në pangopësinë e tij mitike,
kryeministrin bashkë me pesë anëarë byroje
dhe nuk kishte fare pengesë që të"hante" dhe KADARENË, Së pari, gjyslykët e KADARESË vështronin jo
vetëm prapa perdeve, por dhe prapa maleve. Dhe, së dyti-dhe kjo duhet
nënvizuar:"Ujkut" i duhej KADAREJA. E vetmja vlerë letrare dhe
intelektuale që çante blokadën të atij vetizolimi made in
"Qorrferman", Ka ndodhur si
me atë thënien proverbiale të Leninit që, kur flet për TOLSTOIN, thotë:"Dy
carë ka Rusia.Njëri Car Nikolla dhe tjetri Car TOLSTOI.Car Nikolla nuk ka çfarë
i bën Tolstoit", Dhe është e vërtetë
e paluajtshme:-KADAREA ishte aq vital dhe aq i njohur në botë,
sa"ujku" kafshonte gjuhën. Ç'shkruaj
deri tani, nuk është një mendim dhe kaq, , , , por
le
të dalim nga "deti i aluzioneve, në sterrë"; si është e vërteta...
* *
*
E
sollën për"edukim", se"kishte dalë nga vatha", në fshatin
"AGIM" të zonës së LIbofshës në rrethin e Fierit.Me porosi
rezervatë(të kqyret?!!!). Por kryetari i kooperativës, i ndjeri ZOI GRËMI
e"kqyri":- Jo vetëm i krijoi kondita sa më të rehatshme, por edhe me
pëlqimin e të rinjëve të fshatit, i vetmi televizor u hoq nga dhoma e kulturës
dhe e vendosn në dhomën ku flinte, "i kqyruri". Jo vetëm
kaq:"Gazi i kryetarit" për çdo mëngjes e çonte "të
kqyrurin" drejt e tek"Turizmi" i Fierit për të pirë kafen e mëngjesit.
Dhe kjo"kqyrje" vazhdon dhe më tej: sa herë që KADARE do shkonte për
Tiranë apo do kthehej(për edukim), "GAZI" qe në dispozicion. Nuk
shkruaj me apriori, por, ju lutem, më ndiqni. Sado që qe"takimi" i
parë, erdhi dhe takimi i dytë:ky, i
dyti, qe sa dramatik, por dhe aq butaforik.
E
njihja mirë, kryetarin e kooperativës, ZOI GRËMI, dhe, saj bisedës me të,
shkrova esenë"Hija e rëndë errapit". Se, mes tjerash, më
tha:"KADARE është si rrap në letërsinë Shqipe, dhe rrapi, nga gjithë
drurët, ka hijen më të rëndë"
* *
*
"Takimi
i dytë". Ndodhi thagma: KADARE u arratis!!! Me gërma kapitale, gazeta "Zëri i popullit" e
dha"mandatën":-Isamil Kadare tradhëtoi!!! Unë në shkollë, drejtoj dhe bibliotekën (e
pasur qe sa të duash) dhe ndodhi çudia: asnjë libër i Kadaresë nuk u hoq nga
qarkullimi dhe unë e kolegët e mi, kudo në shkolla, demonstronim poezi e
shkrimi të"këtij tradhtari të mirë". Kështu nuk mbante ujë pilafi dhe
ja"takimi i dytë": u bë ballafaqimi( ia lanë "suazën frontit)
dhe"shpurës së rrrehit(në Fier), i paraprinte, antarja e byrosë polotike,
Lenka Çuko, Në"vije të
trasha", nuk e heqim KADARENË se e do
rinia!!! Pra, me fjalëtë popullit, diktatura i bënte mashalla Kadaresë.
Nëse përdor një metaforë të hiperbalizuar, KADARE ishte beton dhe diktatura qe
vesë. A ka çfarë ë i bën vesa betonit?
* * *
"Takimi
i tretë". Kisha shkuar në Amerikë(kam ndenjur atje 12-vjet) dhe një
ditë"takova" KADARENË,
Shetisja timembesë, Albën, atëherë gati 5-vjeçe, dhe imembesë shumë
impulsive, rrëshkiste nga duarët e mia dhe u hidhej në kokë një çifti të moçëm
amerikan, Ata e përkëdhelnin dhe më thonë:-sllave, latine apo greke është kjo
vëgëlushe, ?
-Është
nga Shqipëria, - u them unë. U mundova t'u
tregoja se ku ishte dhe Zonja (ishte çeke)më tha:- Është vend i
Kadaresë. - Big man, -tha dhe i shoqi.
"Takimi
i katërt". Bosi i një ndërmarrjeje u mërzit me një punëtor shqiptar(ishte
nga Pogradeci) dhe i tha:-Je i pushuar. I mërzitur, punëtori u qa tek një shoku
i tij që dinte mirë anglisht. Ky, tjetri (por çfarë koincidence) e gjeti Bossi
që po lexonte një libër të Kadaresë. E kapi demin prej brirësh dhe i tha:-Të
lutem, ktheje në punë se është nga vendi
i KADARESË!!!.Bosi e thirri dhe i tha:- Falndero Kadarenë! Pogradecari,
kur mori rrogën, i tha mikut:-Ma bjerë Kadarenë për drekë se më shpëtoi...
* *
*
"Takimi
i fundit". Shkroi librin"Mëngjeset në kafen"Ronstand" dhe
unë jo vetëm e përpiva me një frymë, por i shkrova dhe"nënvizoja":-
Kukulla është tregim antologjik dhe një mrekulli KADARIANE. Qeshë i pari që i
shkrova dhe më erdhi falnderimi nga KADARETË,
Është"darovia" më e madh për gjithë shkrimet që kam bërë. Më
erdhi mirë që "Kukulla" doli si libër më vete.E patëm lënë me Elenën
që të pinim ndonjë kafe, por ne, pleqtë, nuk i mbajmë dot zotimet. Por, sidoqoftë, unë nuk i them dot lamtumirë
KADARESË. Ai ësht aty, mes librave që kam dhe, pse mos e them, është nga të
rrallët. E sa për ao "versionet" jo Nobel, pse s'e mori e të
tjera:-Nobeli "u vra" qysh në vitin 1901, kur iu dha Prudhonit që
askush nuk e njeh. Dhe vazhdmisht është lozur me të. A nuk i thanë BOB
DILANIT:-Hajde se të kemi dhë NOBELIN. KADAREJA jo vetëm rron dhe aspak nuk
është gabim që të thuash:-Jam nga vendi i Kadaresë!!!
Tiranë,
3 korrik 2024