Përjetësi » Kadare
Alfred Lela: Merre mbrapsht dritën që na dhe, Ismail Kadare!
E marte, 02.07.2024, 07:52 PM
Alfred Lela:
Kalimi
i Ismail Kadarese eshte nje ikje shtergu. Kthehet gjithmone ne ate stinen e
perjetshme te Letersise, ne ate gjeografi te paane te tekstit, ne ate harte te
shpirtit shqiptar qe askush tjeter nuk e shpalosi sa dhe si ai.
Nuk
ka asnje humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj te Helenes dhe te bijave, qe
kane humbur njeriun e zemres. Gjuha shqipe ka fituar me kete mjeshter; Letersia
shqipe u be me Kadarene pjese e klubit te letrave boterore; brezat qe jane dhe
ata qe do vijne do kene te Kadareja nje spirance titane perkunder detit te madh
te kotesive; grate do te gjejne te personazhet e tij vetvete te pahasura ende
ne syte e burrave; burrat do te skaliten shpirterisht per t’u bere ata qe grate
e librave te tij enderrojne. Shqiperia vete u be me e bukur me te, gjeti te ai
nje nder bijte e pakte qe e kuptoi thelle dhe ia perktheu kete kuptim per ata
me pak te ndriçuar, per boten mbare, po deshe.
Lamtumire
mjeshter!
Ka
qene privilegj qe te kam lexuar, te kam njohur dhe dashur (siç mund te duhen
burrat me mend, jo nepermjet zemres por nje kordoni shpirteror, nje harte dhe
territori ku shkohet me pelegrinazh te posaçem).
Merre
mbrapsht driten qe na dhe, Ismail Kadare!
Amen!