E merkure, 30.04.2025, 01:00 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Luan Krasniqi: Unë sot humba një mik të madh

E hene, 01.07.2024, 05:14 PM


Luan Krasniqi:

Sot mora një lajm të hidhur nga një miku im në Tiranë: Ismail Kadare u shua.

Në kujtesën tonë kombëtare ai do të mbetet përherë si një shkrimtar gjenial dhe atdhetar i pakrahasueshëm. Për të Shqipëria ishte mbi gjithçka.

Në vitet e fundit kam pasur nderin të jemë me të në kontakt personal. Në librin „Mengjese në Rostand“ ai madje ka futur diçka nga një letër e imja. Ai kështu më nderonte. Për mua ishte një  nder i madh. Unë sot humba një mik të madh. Jam thellësisht i tronditur.

Mendoj se tronditja është e përgjithshme. Si komb ne humbëm sot një mendje e zemër të madhe. Shqiptarët kudo që janë pa masë  të pikëlluar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx