Përjetësi » Kadare
Ismail Kadare i denoncuar
E diele, 13.12.2015, 08:08 PM
Publikohen dokumentet sekrete të regjimit komunist
Shumëkush e ka konceptuar Ismail Kadarenë, shkrimtarin më të mirë shqiptar, si të përkëdhelur të regjimit komunist, por publikimi kohët e fundit të një numri dokumentesh arkivore sekrete të diktaturës, provojnë një të vërtetë krejt të ndryshme, për të mos thënë - krejt të kundërt.
Janë dokumente që thonë se Ismail Kadareja, shkrimtari më i mirë shqiptar i shekullit të shkuar dhe për një kohë të gjatë kandidat për çmimin NOBEL, ka qenë vazhdimisht i sulmuar, i denoncuar apo i spiunuar nga të njohur e të panjohur, nga kolegë apo funksionarë komunistë. Dokumente që vërtetojnë se kohë pas kohe ai ishte vënë në shënjestër të diktaturës duke rrezikuar edhe një goditje përfundimtare.
Shkrimtari i madh rrëfen momentet kur është ndier i rrezikuar
Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit vetë shkrimtari Ismail Kadare shpjegon rast pas rasti të gjitha momentet kur është ndier i rrezikuar gjatë diktaturës. Cilat ishin veprat që u ndaluan, marrëdhëniet e tij me krerët e regjimit dhe me kolegët.